Shqipëria pritet të marrë rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave

8 Nëntor 2016 - 22:01      

Komiteti i Parlamentar i Stabilizim Asociimit i ka dhënë sot mbështetje Shqipërisë për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, ndërsa nesër pritet të bëhet publik raporti nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Siç raportojnë mediat nga Tirana, fillimi i negociatave nuk është më surprizë, por mbetet të shihet se cilat janë kërkesat evropiane për Shqipërinë, ku njëra ndërto do të mund të jetë reforma në drejtësi, ku Shqipëria do të duhet të ndërtojë një drejtësi të besueshme.

Top Channel raporton se janë dy fraza që gjenden në pothuajse 90 faqe të raport, “progres i vazhdueshëm” dhe “progres vendimtar” dhe që shprehin ecurinë në 90 për qind të fushave të marra në shqyrtim.

Komisioni Evropian ka vlerësuar gjetjet e Guardia di Finanzam se policia shqiptare ka bashkëpunuar për çdo rast të lajmëruar për mbjelljen e kanabisit.

Komisioni Evropian vëren progres edhe në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit me largimin nga Parlamenti të personave me të kaluar kriminale, si dhe sheh progres në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë theksohet se Brukseli kërkon të shohë rezultate konkrete në hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...