8 Nëntor 2016 - 20:53
“Besoj se do të fitojë Hillary Clinton dhe do të jetë garë shumë e ngushtë. Në qoftë se ai sot zgjidhet mendoj se do të kishte ndryshime të mëdha përkundër kontrollit të kongresit, përkundër fuqisë që ka Kongresi. Presidenti mund të caktojë politikën mirëpo jo të merret me çështjet tjera. Qasja ndaj Rusisë krijon automatikisht një rend të ri”, ka thënë Osmani.
E, nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini theksoi se kryesisht në Kosovë zgjedhjet dhe kryetarët e Amerikës ndër vite janë parë më shumë nga shpresa se prej cilit do të gëzoj mbështetje më të madhe vendi. Ai tha se mbështetja amerikane nuk i ka munguar asnjëherë Kosovës, cila do administratë qoftë ajo. “Kosova nuk ka vuajt prej mbështetjes amerikane nga secila administratë. Ne e shohim prej prizmit tonë mirëpo Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë me Kosovën me secilën administratë”, theksoi Gjini.
Një kandidat si Trump vlerësohet sipas Korab Sejdiut të jetë fat i Clinton, pasi ai theksoi se në të kundërtën Clinton do ta kishte më të vështirë dhe do të kishte lëvizje tjera.
“Sikur të dilte një kandidat tjetër republikan, do të kishim tërësisht lëvizje tjera në këto zgjedhje”, ka thënë Sejdiu.
Ndonëse, sondazhet e tregojnë kandidaten demokratike fituese të zgjedhjeve presidenciale, artisti Albert Heta beson se mund të ndodh befasi, sic tha ai, kandidati republikan edhe ashtu deri tash është befasi.
“Trump edhe deri tash është befasi”, përfundoi Heta.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...