Kosova kërkon përkrahjen e Austrisë

8 Nëntor 2016 - 19:46      

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje: Anton Quni, kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Austri në Kuvendin e Republikës së Kosovë, deputetët: Luljeta Veselaj - Gutaj, Abdyl Ymeri, Ganimete Musliu, Nuredin Ibishi, Time Kadrijaj dhe Salih Salihu, po qëndron në Parlamentin e Austrisë, me ftesë të Kryetarit të Grupit të Miqësisë Austri – Kosovë në Parlamentin e Austrisë, Christoph Vavrik, njofton kumtesa transmeton Koha.net.

Gjatë kësaj vizite, Grupi i Miqësisë me Austrinë i Kuvendit të Kosovës, ka zhvilluar takime me Grupin homolog Parlamentar në Parlamentin e Austrisë, i kryesuar nga Christoph Vavrik, me përfaqësuesit e Komisionit të BE-së, në Parlamentin Austriak, i kryesuar nga Karlheinz Kopf, president i Dytë i Këshillit Kombëtar të Austrisë, përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Austrisë, i kryesuar nga Josef Cap dhe z. Schallenberg Alexander, Shef i Seksionit për Evropë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë.

Thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në rrafshin politik, shtrirja e këtij bashkëpunimi edhe në rrafshin ekonomik, çështja e zgjidhjes së kufirit me Malin e Zi, luftimi i korrupsionit nga institucionet në vend dhe mundësia e integrimit të Kosovës në BE dhe organizata ndërkombëtare, ishin temat e diskutimit.
Gjatë këtyre takimeve, Grupi i Miqësisë Kosovë-Austri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryetari i Grupit të Miqësisë me Austrinë, Anton Quni, në vazhdimësi kërkoi përkrahjen e shtetit Austriak në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe organizata ndërkombëtare (NATO, UNESCO, OSCE dhe INTERPOL).
Lidhur me këtë, delegacioni nga Kosova mori mbështetjen e plotë nga homologët dhe përfaqësuesit austriak dhe njëkohësiht u siguruan që Austria do të përkrah politikisht Republikën e Kosovës në të gjitha iniciativat integruese.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...