Kosovarët optimistë se do të fitojë Hillary Clinton [video]

8 Nëntor 2016 - 19:17      

Kosovarët shprehen optimistë se në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijë kandidatja demokrate, Hillary Clinton, transmeton KTV.

Sipas tyre, kjo do të ishte në të mirë të shtetit të Kosovës, pasi që kandidati tjetër, republikani Donald Trump, nuk e di se a ekziston Kosova.

Njohës të zhvillimeve politike të Amerikës, duke u bazuar në sondazhet dhe statistikat e deritashme, vlerësojnë se edhe rezultatet përfundimtare do ta nxjerrin fituese Clintonin.

Por pavarësisht kësaj, besojnë se kushdo që të vijë në krye të shtëpisë së bardhë, politika e SHBA-së karshi Kosovës nuk do të ndryshojë assesi. Se për kë do të vendosin amerikanët, do të dihet në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.


Kosovarët optimistë se do të fitojë Hillary... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...