Prova për vdekjen e Astritit edhe xhirimet e kamerave të sigurisë [video]

8 Nëntor 2016 - 19:06      

Asfiksimin që u tha të jetë arsye e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, e ka shpjeguar deputeti Albin Kurti, raporton KTV.

Sipas Kurtit, Dehari ishte ngufatur me një mjet të fortë, që në këtë rast ishte një shishe plastike. KMDLNJ-ja, gjatë ditës, ka publikuar një raport lidhur me vdekjen e Deharit, ku përfshihet edhe deklarata e Naser Makollit, që bashkë me Deharin dhe dy të tjerë, ndanin qelinë e njëjtë, ndërsa ishte i pari që kishte mbërritur në qeli, pas përfundimit të pauzës.

Rreth orës 15:00, Makolli e kishte gjetur të shtrirë në shpinë dhe në gojë kishte një shishe plastike të mjaltit.
KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, lidhur me mundësitë e hetimit të rastit nga një ekip i jashtëm dhe nëse një praktikë e tillë është zbatuar ndonjëherë, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

Prokurori Metush Biraj, i ka thënë KTV-së përmes telefonit, se rastin po e trajtojnë me seriozitet, derisa ka bërë të ditur se në cilësi të provave, janë marrë edhe xhirimet e kamerave të sigurisë, që janë brenda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.


Prova për vdekjen e Astritit edhe xhirimet e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...