Raporti i KTV-së për homazhet dhe varrimin e Astrit Deharit [video]

8 Nëntor 2016 - 19:03      

I është dhënë lamtumira e fundit aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq të shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana të dyshimta, raporton KTV.

Në nderim të Deharit, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një mbledhje komemorative, në të cilën u tha se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.

Babai i Astriti, Avni Dehari ka kërkuar që drejtësia për vdekjen e të birit të vihet në vend.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se regjimi i instaluar në Kosovë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për, siç ka thënë ai, vrasjen e Astritit.

Qindra qytetarë i janë bashkuar marshit protestues për drejtësi, organizuar nga organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës.

Nga Kampusi Universitar, në heshtje, qytetarët kanë marshuar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, për të bërë nderimet pranë arkivolit të ish-aktivistit të Vetëvendosjes.
Nga aty trupi i të ndjerit është nisur për në varrezat e fshatit Zllatar të Komunës së Prishtinës ku i është dhënë lamtumira e fundit.


Raporti i KTV-së për homazhet dhe varrimin e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...