Qeveria dhe OEK kundër punësimit joformal

8 Nëntor 2016 - 17:00      

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të prirë nga kryetari Safet Gërxhaliu dhe anëtarët e kryesisë së Odës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u bisedua për proceset ekonomike dhe angazhimet e Odës Ekonomike bashkë me 36 shoqatat e saj.

Kelmendi shprehu përkushtimin e Qeverisë që të adresojë të gjitha çështjet e ngritura dhe së bashku të ofrohen zgjidhje më të mira në funksion të përmirësimit të mëtutjeshëm të klimës së biznesit në Kosovë.

Në takim palët u dakorduan për luftimin e mëtejmë të punësimit joformal, që do t’i hapte mundësi Qeverisë së Republikës së Kosovës të punoj më tutje në lehtësirat fiskale.

“Qeveria e Republikë së Kosovës është e angazhuar që të barazoj akterët ekonomik në Republikën e Kosovës, në veçanti ata prodhues, në raport me akterët tjerë ekonomikë që kanë shitje në territorin e Republikës së Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Gjatë ditës, takua edhe me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, ku prezentë ishin kryetari i Klubit, Visar Kelmendi dhe drejtoi ekzekutiv, Astrit Panxha.

Në takim, me theks të veçantë u bisedua për zhvillimin dhe fuqizimin e prodhimtarisë vendore, politikat fiskale dhe masat stimulative që mund të formohen nga të hyrat e krijuara nga zvogëlimi i informalitetit për të rritur eksportin e prodhimeve të Kosovës jashtë vendit, duke përfituar edhe nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Zëvendëskryeministri Kelmendi do të vazhdoj takime të ngjashme edhe me asociacionet tjera për të përmbyllur ciklin e kërkesave të arsyeshme që kanë këto asociacione për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e punësimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...