8 Nëntor 2016 - 16:37
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, kryeministri Mustafa foli për atë që kumtesa e quan progres i arritur në Kosovë në zhvillimin ekonomik, reformat në ambientin e biznesit, stabilitetin financiar dhe për, siç thotë kumtesa kryeministrore, avancimin e proceseve tjera zhvillimore, transmeton Koha.net.
Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me Bankën Botërore duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme, përfshirë mbështetjen në sektorin e energjisë.
Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein premtoi përkrahjen e mëtejme për Kosovën.
Gjatë takimit u bisedua edhe për avancimin në sektorin e energjisë dhe projektet në drejtim të krijimit të kapaciteteve të reja energjetike, rritjen e efiçiencës në vend për konsum të energjisë dhe përkrahjen e Bankës Botërore në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.
Mustafa dhe Goldstein biseduan edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë dhe aspekte tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes së saj për Kosovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...