Kosova e Shqipëria bashkë për vlerësimin e kërcënimeve nga krimet

8 Nëntor 2016 - 16:32      

Prishtinë 8 nëntor - Duke pasur parasysh zhvillimet e reja dhe kërcënimet nga krimi i organizuar dhe format e tjera të krimeve të rënda, Policia e Republikës së Kosovës dhe Policia e Republikës së Shqipërisë kanë identifikuar nevojën që të hartohet një dokument të përbashkët strategjik, për vlerësimin e kërcënimeve aktuale dhe parashikimin në të ardhmen nga këto forma të kriminalitetit, në të dy vendet.

Po ashtu duke synuar të jemi në hap me dokumentin SOCTA të Europol-it, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Qendrën për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), sot përmes një konferencë të hapur ka bërë lansimin e këtij dokumentit strategjik “Vlerësimi i kërcënimit nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar”- SOCTA (Serious Organized Crime Threat Assesment), të rëndësishëm për Policinë e Kosovës dhe Policinë e Shqipërisë.

Dokumenti SOCTA paraqet vlerësimin e kërcënimit të trendeve aktuale dhe atyre të reja të pritura të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar dhe përmban vlerësime të detajuara lidhur me format më të theksuara të krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, përfshirë kërcënimet e përgjithshme të sigurisë, ekonomisë, shoqërisë, por edhe individëve në veçanti.

Vlerësimi bazohet mbi njohuritë ekzistuese, ekspertizën dhe është bërë në mënyrë që t’u mundësojë vendimmarrësve të ndërmarrin veprimet e duhura, për t’iu kundërvënë kërcënimeve të përbashkëta të parashikuara.

SOCTA e përbashkët do të jetë një hap i rëndësishëm për të ngritur nivelin e bashkëpunimit në mes të autoriteteve të ndryshme kompetente brenda Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe do të kontribuojë në zhvillim të mëtutjeshëm të synimeve të përbashkëta në parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Naim REXHA, drejtori i përgjithshëm për Hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda nga Shqipëria, z.Ardian Çipa, ambasadori z.Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-se në RKS, përfaqësuesi nga DCAF-i z.Paulo Costa, znj.Meryse Chureau nga Europoli Ekipa për analizë strategjike-SOCTA si dhe përfaqësues të tjerë nga institucione vendore dhe ndërkombëtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...