OSBE bashkëpunon me Kryeprokurorinë

8 Nëntor 2016 - 16:31      

Prishtinë 8 nëntor 2016/Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Fillimisht në këtë takim, kryeprokurori Lumezi, e uroi ambasadorin Braathu për pozitën e ambasadorit të OSBE-së.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin në mes OSBE-së dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit, si dhe për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes këtyre institucioneve.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për tu angazhuar në avancimin e bashkëpunimit në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë Prokurori i Shtetit dhe OSBE-ja, konkretisht në organizimin e trajnimeve për prokurorë, për çështje konkrete, të cilat do të ndikonin në avancimin profesional të prokurorëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...