Propozohen emrat e 25 prokurorëve të Kosovës

8 Nëntor 2016 - 16:28      

Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetetre i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, njofton kumtesa prokuroriale, transmton Koha.net.

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë këtij takimi diskutoi dhe miratoi propozimet e Komisionit për Rekrutim, për caktimin dhe shpërndarjen nëpër prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës emrat e njëzetepesë (25) kandidatëve për prokurorë.
Sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës, KPK-ja para se të dorëzojë propozimin për emërim tek presidenti i Republikës së Kosovës të kandidatëve për prokurorë, do të kërkojë mendimin e prokurorisë përkatëse për kandidatët e propozuar.
Gjatë këtij takimi, Këshilli ka caktuar zyrtarin ligjor të Sekretariatit, Valdrin Krasniqi, si Zyrtar kontaktues për Qasje në Dokumente Publike në sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.
KPK-ja po ashtu, sot ka marrë vendim për kompensimin e përkthyeseve për angazhim gjatë kujdestarisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...