U bë lansimi i Raportit për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor në MTI

8 Nëntor 2016 - 16:04      

Në Prishtinë sot u bë lansimi i Raportit për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, projekt i cili është implementuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe mbështetur nga Projekti i USAID-it “Partneritet për Zhvillim.

Me këtë rast, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mirëpriti rezultatet e dala nga ky raport dhe theksoi se MTI ka punuar në implementimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGj) në përputhje me obligimet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Barazi Gjinore dhe kërkesat e bëra nga Ministria e Financave në qarkoret buxhetore të këtij viti dhe më herët, bëhet e ditur pwrmes njw komunikate pwr media.

“Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor është një strategji përmes së cilës perspektiva gjinore aplikohet në gjithë ciklin e planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të buxheteve qeveritare dhe politikave ekonomike”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se BPGj-ja përbën një detyrim ligjor për të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës, sepse mund të lehtësojë më mirë planifikimin e bazuar në performancë me qëllim që të përmbushen të gjitha nevojat e kosovarëve.

“Fushëveprimtaria e MTI-së është mjaft e gjerë, dhe politikat e udhëhequra nga kjo ministri ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimet tregtare dhe industriale dhe përgjithësisht në ambientin e të bërit biznes në vend” tha ajo, dhe vazhdoi se “është shumë me rëndësi që nga kjo politikë-bërje të dalin përfituese të gjitha kategoritë shoqërore përfshirë edhe elementin gjinor, duke përfituar nga lehtësitë dhe qasja e barabartë në të gjitha proceset që nga themelimi i biznesit, punësimi dhe promovimi në punë në kuadër të institucionit e deri te përfitimet tjera që rrjedhin si rezultat i politikave tregtare dhe industriale, krijimi i legjislacionit, zonave ekonomike dhe parqeve industriale”.

Bajrami theksoi se MTI e mbështet pa rezervë implementimin e mëtejmë të kësaj praktike të mirë të buxhetimit të përgjegjshëm i cili nuk njeh diskriminim në aspektin gjinor dhe ftoi edhe institucionet tjera që ta ndjekin këtë model në mënyrë që buxhetimi të jetë i balancuar dhe reprezentativ për të dyja gjinitë në mënyrë të barabartë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...