Reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin në rrugët e Shqipërisë

8 Nëntor 2016 - 15:46      

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, pas komunikimit me ARRSH, njofton se po punohet prej orëve të mëngjesit për të normalizuar qarkullimin e vështirësuar, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut.

Situata e kalueshmërisë në akset kombëtare, siç transmeton Shqip, është si më poshtë.

Tirane – Durrës, ka probleme qarkullimi si pasojë e reshjeve. Kontraktori është angazhuar dhe po punohet në zonën e përmbytjes me mjete dhe forca punetore. Janë angazhuar 6 fadroma.

Zona e Fushe Krujës, nga prurjet e shumta te perrenjve ka prani te madhe te ujit ne rruge. eskatavor dhe fadrome dhe fuqi punetore te shtuar.

Aksi Shkoder – Qafë Qele , ku ka nje shembje, e cila po agravon nga rreshjet e shiut në rrëshqitjen e ndodhur disa muaj më parë.

Tek Harku i Berdices ne aksin Shkoder – Lezhe, ka prani uji rreth 20 cm, si pasoje e hapjes se portave te Hidrocentralit.

Aksi Bajram Curri – Valbone, është i bllokuar si pasoje e reshjeve të dendura. Firma kontraktore po punon me mjete e forca për hapjen e saj.

Në të gjitha akset e Qarkut të Dibrës dhe të Kukësit, ka prani të gurëve dhe dherave në rrugë, por që po pastrohen nga kontraktorët e akseve.

Në aksin Kukës – Qafë Shllak, ku ndodhi rrëshqitja para një muaji, në km 4 nga Autostrada e Kombit, situata po agravohet si pasojë e reshjeve. Për momentin rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla.

Në aksin K. Hadroj – Qafë Bene, situata është problematike për shkak të rënies së gurëve, sidomos në Shkozë dhe tek Tuneli i Gjegjanit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...