Foto: Koha

Zëvendëskryeministri Kelmendi heq dorë nga paga dhe vetura e Qeverisë

8 Nëntor 2016 - 15:44      

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka heqë dorë nga rroga e Qeverisë si zëvendëskryeministër i Kosovës.

Përveç rrogës, ai nuk do të krijojë shpenzime të reja për blerje apo shfrytëzim të veturës së shtetit, pasi ai ka marrë përsipër që me mjete të veta do të paguaj shpenzimet e karburanteve.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, Kelmendi, i cili ka thënë se paga është e vogël në raport me kontributin që do të e japë për zhvillim ekonomik të vendit.

Vendimin për heqje dorë nga rroga dhe shpenzimet e veturës dhe veturën e ka dorëzuar sot tek kryeministri, Isa Mustafa.

Kelmendi: Kam hequr dorë nga rroga e zëvendëskryeministrit

“Shpenzimet e automjetit, automjeti dhe paga ime personale, prej këtyre kam heqë dorë. Paga ime është minore në raport me kontributin që mund ta japë”, tha Kelmendi.

Kelmendi, ditë më parë iu është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, kështu duke u bërë zëvendëskryeministër ai është larguar nga posti i deputetit të pavarur, pozitë e fundit që kishte para se të emërohej zëvendëskryeministër. Në të kaluarën, ai ka qenë i angazhuar në dy parti, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...