8 Nëntor 2016 - 15:41
Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe deputetët Muhamet Mustafa e Rrustem Berisha, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për të përkrahur këtë shoqatë në realizimin e synimeve të tyre, transmeton Koha.net.
“Unë e di që keni shumë kërkesa të arsyeshme. Ballafaqoheni po ashtu me mjaft shumë probleme, disa prej të cilave ne mund t’i zgjidhim si Qeveri dhe ju garantoj se do t’ju përkrahim dhe t’i zgjidhim. E kërkojnë po ashtu edhe deklarimet dhe kërkesat tuaja që bashkërisht të ulemi dhe të shohim se çfarë Qeveria mund të bëjë, në mënyrë që prodhuesve tanë të qumështit t’ju krijojmë kushte shumë më të mira sesa që i kanë, sepse ne jemi të interesuar të kemi prodhim vendor, të mbulojmë tregun me prodhim vendor dhe atë prodhim burimor ashtu siç e përfaqësoni sot ju këtu. Unë ju garantoj se do të bëjmë çfarë mund të bëjmë dhe do të mundohemi që maksimalisht t’ju përkrahim”, tha kryeministri.
Kryeministri Mustafa me këtë rast iu ka uruar atyre suksese jo vetëm në tregun vendor por edhe evropian.
“Uroj suksese dhe dëshiroj që të arrini jo vetëm të mbuloni tregun tonë por edhe të depërtoni në tregun regjional dhe tregun evropian”, tha kryeministri.
Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi i ftoi fermerët që së bashku të gjejnë zgjidhje në avancimin e kësaj ekonomie. Ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e quajti të rëndësishëm krijimin e shoqatës, si një vend për të artikuluar në mënyrën më të mirë sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qumështarët.
Kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Besim Kuqi, e quajti këtë ditë me rëndësi për fermerët dhe sektorin e qumështit në Kosovë, sepse për herë të parë interesat e fermerëve do të mbrohen dhe artikulohen nga vetë fermerët.
Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, theksoi përkrahjen që duhet t’u jepet fermerëve, sepse, sipas tij, ata janë të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e familjeve.
Edhe Ramadan Memaj, nga Shoqata e Qumështoreve të Kosovës, tha se më shumë se kurrë më parë fermerët kanë nevojë që zëri i tyre të dëgjohet.
Në fund, kryeministri Isa Mustafa mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës dhe Shoqatës së re të Fermerëve Kosovarë të Qumështit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...