Jovanoviq do kushtetutë për Serbi europiane dhe raporte të ndershme me Kosovën

8 Nëntor 2016 - 15:35      

Beograd, 8 nëntor – Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq, deklaroi sot se Serbia ka nevojë për kushtetutë moderne, kushtetutë të Serbisë europiane, shtetit qytetar dhe jo kushtetutë që do të miratohej për të kryer me vonesë ato punë që popujt e tjerë i kanë bërë me kohë.

Siç raporton FoNet, Jovanoviq ka thënë se për LDP-në janë me shumë rëndësi shteti qytetar, zgjidhja e autonomisë së Vojvodinës, afirmimi i mëtejshëm i të drejtave qytetare dhe raporti i ndershëm ndaj Kosovës dhe njerëzve që jetojnë atje, transmeton Koha.net.

Siç citohet të ketë thënë Jovanoviq, Kushtetuta aktuale e Serbisë ishte nxjerrë me qëllim që ish-kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica dhe nacionalistët në Serbi të çimentonin përgjithmonë Kosovën si një burim destabiliteti dhe problemesh që shkatërrojnë përditshmërinë dhe ngushtojnë perspektivën tonë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...