8 Nëntor 2016 - 15:04
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me këtë rast kërkoi drejtësi dhe një hetim të pavarur ndërkombëtar në këtë rast.
“Në një shtet demokratik dhe shtet të së drejtës, në burg do të duhej të ishe i sigurt. Në Kosovë edhe të mbysin në burg edhe askush nuk jep përgjegjësi”, tha Kurti.
“Kemi mbetur pa diellin, por jo pa dritën në këto ditë të zeza. Kemi humbur diellin, por kemi një natë me mijëra yje. Astriti ishte yll”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, në ceremoninë e varrimit, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili, mes lotëve ka folur për Astritin.
“Astriti na tregoi se si punohet me vetëmohim, me ideale me përkushtim. Shumë pak prej jush e dini që Astriti ishte ndër njerëzit kryesorë që punoi me përkushtim për sistemin shëndetësor në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se duhet të ndjekim idealin e tij për një Kosovë të pavarur, të zhvilluar, për një Kosovë që punon drejt vetëvendosjes për bashkim kombëtar.
“Astrit fli i qetë, nuk do të ndalemi deri sa ta çojmë drejtësinë deri në fund”, u shpreh Ahmeti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...