8 Nëntor 2016 - 14:55
Në kuadër të takimeve me institucionet arsimore, Murati u takua me zyrtarët e Universitetit Trakya, i cili është zgjedhur nga Ministria e Arsimit e Turqisë si universitet që do t’i përgatis programet e mësimeve për lëndët zgjedhore në gjuhën shqipe.
Ky takim zhvillohet pas nënshkrimit të protokollit të iniciuar nga Drejtoria e Arsimit Bazë e Ministrisë së Arsimit të Turqisë, sipas të cilit nga viti i ardhshëm, që nga klasa e 5-të, gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.
Murati i njoftoi ata lidhur me kushtet që ofrojnë shtetet e ndryshme evropiane për mësimin plotësues shqip në diasporë, si dhe me kushtet që ofron Kosova për komunitetin turk në fushën e arsimit. Ai shprehu kënaqësinë për iniciativën që ka ndërmarrë shteti turk lidhur me programin për gjuhën shqipe.
Gjithashtu, Murati ofroi ndihmën e plotë për këtë program, në bashkëpunim edhe me institucionet përkatëse të Kosovës dhe të Shqipërisë, si në fushën e kuadrove, po ashtu edhe në atë të hartimit të kurrikulës, dhe kjo u prit shumë mirë nga bashkëbiseduesit.
Gjatë qëndrimit në Stamboll, ministri Murati u takua edhe me biznesmenë turq që kanë investuar në Kosovë, të cilët u interesuan për kushtet e investimeve në Kosovë në projekte të mëdha, në fushën e energjetikës.
Ndërkaq, të hënën, Ministri e vizitoi kompaninë për prodhimin e çantave, “Matrash”, pronë e dy vëllezërve shqiptarë, e cila ka rreth 1000 punëtorë dhe kryen shërbime për brendet më të njohura botërore.
Në takimin e organizuar me shoqatat e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Turqi, z.Murati foli lidhur me rëndësinë e shfrytëzimit të mundësive të reja të ofruara nga shteti turk në fushën e mësimit shqip. Ai, po ashtu, i ftoi ata që të krijojnë një organ koordinues, i cili do të lehtësonte komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
Problem kyç që u shtrua nga ta, ishte çështja e marrjes së shtetësisë së Kosovës dhe barrierat që hasin në këtë proces. Ministri Murati u zotua se këtë çështje do ta trajtojë me institucionet kompetente, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë dhe sa më e drejtë për të.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...