Haradinaj pret Thaçin, pajtohen për kapitalizim të votës politike shqiptare

8 Nëntor 2016 - 14:55      

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka pritur kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin.

Ata kanë folur për zhvillimet politike në Maqedoni dhe në Kosovë, si dhe për rolin konstruktiv që mund të luaj Prishtina në krijimin e një klime pozitive në Maqedoni nē prag të zgjedhjeve parlamentare atje, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit për medie nga ky takim, bashkëbiseduesit janë dakorduar për domosdoshmërinë që partitë politike shqiptare në Maqedoni, të veprojnë në fuqizimin dhe faktorizimin e subjekteve politike shqiptare si dhe në koncentrimin e votës shqiptare në këto zgjedhje.

Kryetari Haradinaj i tha zotit Thaçi se ai dhe AAK, do të jenë në mbështetje të krijimit të një klime demokratike dhe pro kapitalizimit të votës politike shqiptare. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...