8 Nëntor 2016 - 14:39
Kjo ngjarje, ku pjesëmarrës janë rreth 400 përfaqësues nga 90 vende të ndryshme të botës, zhvillohet në Washington dhe do të zgjasë deri ditën e enjte, 10 nëntor, transmeton Koha.net. Gjatë kësaj kohe do të diskutohet për një sërë temash, që kanë të bëjnë me trendet e reja në regjistrimin e votuesve; financimi i fushatave zgjedhore dhe roli i financuesve të mëdhenj; dhe një vlerësim i një dekade të reformave zgjedhore në ShBA.
Në ditën e zgjedhjeve, delegacioni i KQZ-së dhe pjesëmarrësit e tjerë të Programit Zgjedhor do të marrin pjesë në një turne të veçantë në vende të ndryshme në Washington, Maryland dhe Virginia, kurse në mbrëmje do të përcjellin së bashku transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të rezultateve të zgjedhjeve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Konferenca e GEO-7 do të përmbajë diskutime teknike me interes të administratorëve të zgjedhjeve si dhe do të përqendrohet në përdorimin e të dhënave dhe teknologjisë për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien. Partnerët e GEO-7 përfshijnë Asociacionin e Zyrtarëve Evropianë të Zgjedhjeve (ACEEEO), Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), Institutin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore, Institutin Zgjedhor për Demokraci të Qëndrueshme në Afrikë, Institutin Kombëtar Zgjedhor të Meksikës, Divizionin për Asistencë Zgjedhore të Kombeve të Bashkuara dhe Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë kësaj kohe, delegacioni i KQZ-së, që kryesohet nga znj. Daka, do të zhvillojë disa takime me drejtues të institucioneve të zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...