AKB: Konsumi i prodhimeve vendore, e mirë ekonomike dhe gjest kombëtar

8 Nëntor 2016 - 13:37      

Aleanca Kosovare e Bizneseve nisi projektin tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2016” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju”, i cili nisi në vitin 2003 dhe realizohet për të katërmbëdhjetën herë.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky projekt tradicional në rrugëtimin e vet nga viti 2003 ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike dhe mirëqenies sociale në Kosovë, duke nxit zhvillimin e prodhimtarisë vendëse dhe zhvillimin e sektorit privat.

Sipas tij, iniciativat e tilla janë për zhvillim të vendit, ekonomisë dhe së ardhmes, ndërsa shtoi se është përgjegjësi e institucioneve që të krijojnë politika më konkurruese për prodhuesit.

“Politikat jo konkurruese për prodhuesit vendës kanë bërë që edhe më tutje tregu i Kosovës të varet nga importi dhe konsumatorët tonë të konsumojnë këto produkte që në disa raste janë edhe të dyshimta. Prandaj institucionet e shtetit duhet të kontrollojnë edhe më shumë nivelin e cilësisë së produkteve si vendëse ashtu edhe të huajat në mënyrë që shëndeti të jetë i sigurt”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se konsumi i prodhimeve vendore është e mirë ekonomike dhe gjest kombëtar për zhvillimin e vendit.

Bashkim Osmani, prodhues i lëngjeve “Laberion Dona”, kërkoi nga institucionet përmirësimin e politikave fiskale në mënyrë që të jenë të barabartë me importuesit. Ai kërkoi nga konsumatorët që të konsumojnë prodhimet vendëse dhe nga e cila do të ketë rritje të buxhetit të shtetit.

Nexhat Hasani, një prej anëtarëve themelues të AKB-së, tregoi se më 2003 “Javët e Biznesit
Kosovar”, ishte realizuar vetëm në Kosovë, ndërsa çdo vit e këtej është zgjeruar ku tashmë po realizohet edhe gjithandej Bashkimit Evropian.

Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së, tha pjesëmarrja e universiteteve në këtë projekt është afirmim edhe i institucioneve tona, por edhe i njoftimit të publikut për shërbimet që ofrojnë. Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të konsumojnë produkte vendore.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezantoi programin “Javët e Biznesit Kosovar 2016”, i cili organizohet për katërmbëdhjetë vjet në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e BE-së.

“Projekti ka qëllim të promovojë ekonominë, të rris konsumimin e prodhimeve kosovare, të stimulojë bizneset vendore, të përmirësoj cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijoj ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik”, tha ajo.

Ky manifestim nisë me 10 nëntor në Mitrovicë, me 14 nëntor në Prishtinë në Hotelin Grand bëhet ekspozimi I prodhimeve vendore, për të vazhduar me aktivitete të ndryshme nëpër tërë territorin e Kosovës, në Bosnje e Hercegovinë, Linz të Austrisë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Luginë e Preshevës, Turqi dhe në vendet e BE-së me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese, Forumi Ndërkombëtar Biznesor si dhe bëhet hapja e Qendrës me prodhime vendore në Ferizaj me 14 dhjetor, kur edhe do të përmbyllen aktivitet e “Javëve të Biznesit Kosovar 2016”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...