Situata në Tropojë emergjente, kërkohet ndërhyja e ushtrisë

8 Nëntor 2016 - 12:55      

Deputetja demokrate e qarkut Kukës, Mimoza Hajdarmataj ndodhet në Tropojë pranë zgjedhësve të saj nga ku jep një tablo të zymtë të situatës nga moti i keq.

Ajo deklaron se 15 shtëpi janë dëmtuar, si dhe ambulanca, ura dhe rrugët kryesore. Ajo kërkon ndërhyrjen e ushtrisë.

“Situata në Tropojë emergjente. Si pasoje e reshjeve te shumta si dhe te erës së forte, janë dëmtuar rëndë rreth 15 shtëpi banimi, ambulanca, ura dhe rrugë kryesore që lidhin qytetin me njësitë administrative si dhe lidhëse të fshatrave. Fshatra të tërë pa drita dhe rreziku për rrëshqitje tokash vazhdon të jetë permanent. Përrenj të tërbuar si ai i Murataj, Dedaj, Mejdan, Lug i Zi, Shudenicë etj. po rrezikojnë jetën e banorëve të fshatrave përreth. Në terren duhet te zbresin dhe forcat e ushtrise”, shkruan Hajdarmataj, transmeton BW. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...