Kroacia do ta mbështesë Kosovën në liberalizimin e vizave

8 Nëntor 2016 - 12:53      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, sidomos në rrafshin parlamentar.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se temë e veçantë e këtij takimi ishin hapat që po ndërmerr Kosova në rrugën e integrimit evropian, me theks të veçantë, procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Duke e vlerësuar të domosdoshëm këtë hap, Veseli ka thënë se BE-ja padrejtësisht po i mbanë të izoluar qytetarët e Kosovës, transmeton Koha.net.

Kurse Kapitanoviq është shprehur se Kroacia mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të japë kontributin e saj në politikën e jashtme për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...