Veliaj: Shmangni qarkullimin e panevojshëm

8 Nëntor 2016 - 12:43      

Rreth 1800 punonjës të Bashkisë së Tiranës po punojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit për shmangien e pasojave nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin gjatë paradites dhe mbajtjen nën kontroll të situatës.

Kështu thuhet në një komunikatë të Bashkisë së Tiranës, kryetari i së cilës inspektoi sot në mëngjes ndërhyrjet që po kryhen për shmangien e pasojave nga reshjet e shiut në urën e Shkozës, e cila është një nga pikat problematike, ku po punohet me intensitet për zgjerimin e skarpateve në të dy anët e lumit, transmeton KP.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi nëse gjërat nuk janë imediate, ose në vendin e tyre të punës. Ndërkohë, është e rëndësishme që, rrugët t’i mbajmë të lira edhe për makinat e emergjencës, makinat e transportit, për eskavatorët dhe të gjithë kamionët që po bëjnë lëvizjen e inerteve. Është shumë e rëndësishme që ta kemi këtë bashkëpunim. Fatmirësisht Lana nuk ka dalë nga shtrati, megjithatë kjo nuk përjashtohet në të ardhmen, duke qenë se është e vetmja vijë ku kullon e gjithë Tirana me 1 milionë banorë dhe me 160 mijë ndërtime pa leje. U bëj thirrje qytetarëve, jo ndërtime pa leje, jo mbetje, sidomos plastikë në rrugë, e cila bllokon kanalizimet. Siç e shikoni, heqim tonelata të tëra mbetje, që nuk janë mbetje që na i ka sjellë Zoti ose një fuqi e mbinatyrshme, por janë mbetje që i kemi hedhur vetë dhe që kanë bllokuar gjithë kanalet dhe gjithë vijat e kullimit në Tiranë. Nëse do të vazhdojë ky bashkëpunim, besoj që do ta kalojmë pa zarar këtë situatë”, ka thënë Veliaj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...