Foto: Koha / ilustrim

Hendeku në mes arsimit dhe tregut të punës

8 Nëntor 2016 - 12:11      

Kosova po vazhdon të listohet shumë ultë në vlerësime ndërkombëtarë të cilësisë. Mos përputhja e programeve studimore me tregun e punës, mësimdhënës jo të rregullt e shpeshherë jo të kualifikuar për lëmin e caktuar, numri i madh i studentëve e mungesa e infrastrukturës shkollore janë vetëm disa nga sfidat që po ndikojnë negativisht në cilësinë e mësimit të Universiteteve publike.

Edhe pse në Agjencinë e Kosovës për Akreditim figurojnë 245 programe publike dhe 167 programe private të akredituara, rreth 40 % të kosovarëve janë të pa punë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani në një intervistë për “Ekonomia me Erëzën”, thotë se aktualisht, studentët nuk po gjejnë punë as pas përfundimit të nivelit master dhe kjo është si pasojë e mos-planifikimit të duhur arsimor.

“Në të gjithë botën ka kërkesa të studentëve në bazë të nevojës së tregut, ndërsa te ne është veç me pas studentë. Deri dje e kemi pasur shkollën e mesme si nivel i kuadrit, ndërsa tani e kemi fakultetin si nivel i kuadrit. Me fakultet sot nuk gjen punë, madje edhe masteri ka ardhë në nivelin që mos me gjete punë”, shprehet Hasani, transmeton Koha.net.

Problem në gjetjen e kuadrit të kualifikuar kanë punëdhënësit. Lulëzim Zeka, partner në kompania “BAKER TILLY KOSOVO”, në një intervistë për “Ekonomia me Erëzën” të transmetuar në KTV, thotë se ekziston hendeku në mes pritshmërive të studentëve dhe aftësive të tyre.

E se Ministria e Arsimit ka bërë një planifikim të mirë strategjik e thotë vetë Ministri Arsim Bajrami.

“Arsimi i lartë në Kosovë tani ka filluar procesin e stabilizimit dhe një procesi gradual të ngritjes së cilësisë. Në fakt ka 2 vite që kemi bërë një planifikim strategjikë të zhvillimit të universiteteve duke qenë këmbëngulës në kërkesat e universiteteve të përshtatën me kërkesat e tregut të punës dhe konkurrencës mes veti”, tha Bajrami.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...