Javën tjetër zyrtarizohet bashkëpunimi i gjerë shëndetësor mes Kosovës dhe Francës

8 Nëntor 2016 - 12:06      

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin biseduan për bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shëndetësisë midis dy shteteve.

Në këtë takim, Ministri e ka njoftuar Ambasadorin me procesin e zhvillimit të reformave në shëndetësi duke nisur nga sigurimet shëndetësore, Sistemi i Informimit Shëndetësor, bartjen e kompetencave te Odat e Profesionistëve Shëndetësor, riorganizimi i strukturës së sistemit shëndetësor, Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe zbatimi i Konceptit të Mjekësisë Familjare si dhe hapjen e shërbimeve të reja dhe ngritjen në vazhdimësi të infrastrukturës.

Rrahmani ka theksuar se kontributi i partnerëve dhe donatorëve ka qenë i madh në përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në këtë mes, mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Republikën e Francës në shëndetësi.

Ambasadori Chabert tha se javën që vjen, një delegacion i ekspertëve të fushave të mjekësisë nga Universiteti i Lionit II do të vijnë në Prishtinë për të vendosur bazat e një bashkëpunimi me Fakultetin e Mjekësisë dhe sistemin shëndetësor, në tre drejtime: në fushën e hulumtimeve dhe doktoratave shkencore; në fushën e këmbimit të studenteve midis Prishtinës e Lionit dhe në fushën e këmbimit të profesorëve midis dy universiteteve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...