8 Nëntor 2016 - 11:37
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Hoti ka shprehur gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve, transmeton Koha.net.
“Ai e njoftoi ambasadorin Per Strand Sjaastad për procesin buxhetor, politikat fiskale dhe pakon fiskale dy për vitin 2016, për procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme si dhe për miratimin e Ligjit për investime strategjike në Kosovë, ku ky Ligj duhet të shihet si një mundësi më e mirë për bizneset norvegjeze për të investuar në Kosovë. Me këtë rast vlen të përmendet edhe raporti i Bankës Botërore për Kosovën ku sipas këtij Raporti Kosova ka krijuar kushte shumë të favorshme për investime”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se ambasadori i Norvegjisë shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë norvegjeze për ta ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon e sidomos në fushën e investimeve, me qëllim që Kosova të shihet si vend i cili ofron kushte shumë të mira në të bërit biznes, por edhe në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...