Strategji rajonale kundër krimit të organizuar

8 Nëntor 2016 - 11:07      

Policia e Kosovës (PK) bazuar në trendët dhe kërcënimet nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar, ka identifikuar nevojën për hartimin e dokumentit strategjik “Vlerësimi i kërcënimit nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar” i rëndësishëm për Policinë e Kosovës dhe Policinë e Shqipërisë.

Siç njofton Policia e Kosovës, duke synuar të jetë në hap me dokumentin SOCTA të Europol-it, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot do të organizojë një konferencë me rastin e lansimit të këtij raporti mjaft të rëndësishëm për Policinë e Kosovës dhe Policinë e Shqipërisë.

Nëpërmes këtij dokumenti strategjik të hartuar me mbështetjen e Qendrës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, synohet të promovohet bashkëpunimi rajonal në parandalim dhe luftim të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar, transmeton KP.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, shefi i misionit të OSBE-së, përfaqësues të DCAF-it si dhe përfaqësues të tjerë vendor e ndërkombëtar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...