8 Nëntor 2016 - 10:08
Pas situtatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit Saimir Tahiri pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në aksin rrugor Tiranë-Durrës është krijuar një sipërfaqe e përmbytur në pjesë të ndryshme të autostradës, ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.
Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.
Bëhet e ditur se zonat më problematike për momentin janë: Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit - Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave. Aktualisht niveli i ujit në kthesa e Kasharit është 50 centimetra.
Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhë - Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.
Gjithashtu këshillohet që fëmijët të mos lëvizin të pashoqëruar nga të rriturit.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.
Meteorologët ndërkohë parashikojnë se situata do të jetë e ngjashme përgjatë gjithë ditës së sotme ku parashikohen shira të dendur dhe erëra.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...