Foto: Koha

Qeveria dhe deputetët kërkojnë hetim të pavarur në rastin Dehari [video]

7 Nëntor 2016 - 19:10      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dy ditë pas vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren, ka kërkuar hetim të pavarur për rastin.

Ai, nga Qeveria e Kosovës, ka ngushëlluar familjen Dehari, ndërsa ka kërkuar transparencë të plotë për rastin, raporton KTV.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, para kabinetit qeverisës ka njoftuar për gjithë hapat që i kanë ndërmarrë institucionet që prej momentit kur është kuptuar vdekja e Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Hetim kanë kërkuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në komisionin për legjislacion kanë shprehur shqetësimin lidhur me vdekjen e Deharit, derisa kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës për rastin.

Asrit Dehari ka vdekur të shtunën pasdite në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ai hetohej bashkë me pesë aktivistë të tjerë për planifikim, organizim dhe ekzekutim të sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit më 4 gusht të këtij viti.  


Qeveria dhe deputetët kërkojnë hetim të pavarur... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...