Foto: Koha

“Kontrolli i korrupsionit ndikon në rritjen ekonomike”

7 Nëntor 2016 - 15:21      

Ministria e Financave, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar organizuan konferencën mbi Raportin vjeshtor të FMN-së 2016 për çështjet rajonale ekonomike për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, raporton KTV.

Në konferencë, ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se ky raport është orientim për të ardhmen e politikave makrofiskale. Rritja ekonomike është solide, sipas raportit. Norma e rritjes reale për vitin 2016 sipas raportit të FMN-së është 2.6 për qind.

Zëvendësi i Shefit të Divizionit të FMN-së për Europë, Emil Starvev, javën e ardhshme do të vijë në komisionin e FMN-së i clii do të monitorojë gjendjen në Kosovë. Rritja në rajon është ulur pas krizës ekonomike botërore. Rajoni ka arritur që nga niveli -15 të bie në nivel -5, qe i bie rritje për 10 shkallë. Në rastin e Kosovës kemi investime të forta, kërkesa vendore është mjafte e fort, kemi përmirësime të investimeve por edhe në konsum gjithashtu.

Për 2017 rritja në të gjithë rajonin do të jetë mjaftë solide dhe kjo do të jetë për një periudhe afatmesme.

Ky rajon ka ndikim të madh në eurozonë, popullizmi ka ndikim të madh dhe mund të jetë një nga rreziqet.

Kosova ka një popullatë më të re në Europë, por nuk kemi të dhënat reale prandaj nuk është përfshirë në këtë raport”.

Ndërkaq, ekonomist i lart në FMN, Ara Stepanyn, tha se kontrolli i korrupsionit dhe politikbërja e pastër mund të ndikojë në rritjen ekonomike në rajon. Pasi rritja nuk mund të jetë më e madhe se sa 2.4 për qind në rajon në përgjithësi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...