“Skadarlija” e Beogradit u kopjua nga ajo “Kol Idromeno” në Shkodër

7 Nëntor 2016 - 14:00      

Tiranë, 7 nëntor – Historiani dhe restauratori në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Shqipëri, Frederik Stamati, sjell në vëmendje një ndodhi historike që lidhet me qytetin e Shkodrës.

Gjatë një udhëtimi në Beograd ai prezanton rrugën e shkodranëve, e njohur si “Skadarlija”, në kryeqytetin serb.

“Një variant i ekzistencës së kësaj rruge atje është se disa beogradas kanë qenë në Shkodër nga fillimet e shek XX, kanë parë rrugën “Kol Idromeno”, u ka pëlqyer dhe deshën që ta kishin edhe ata një të tillë“, tregon Stamati.

Dhe kështu u ndërtua rruga “Skadarlija”.

Në një guidë të Beogradit thuhet se kuartieri i famshëm bohemian “Skadarlija” është ndërtuar në fund të shek XIX dhe fillimit të shek XX, në atë kohë kur tavernat u bënë vend takimesh të emrave më të famshëm kulturorë të Beogradit.

“Skadarlija”, shpesh here krahasohet me Montmartrene e Parisit për paraqitjen, gëzimin, gjallërinë dhe atmosferën kreative. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...