Foto: Koha

Kushtetuesja hedhë poshtë ankesën e ish-blerësit të MIM Goleshit

7 Nëntor 2016 - 13:35      

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot një vendim lidhur me ankesën e ish-blerësit të Minierës së Goleshit, “IMING D.O.O.”.

Me këtë vendim Kushtetuesja ka hedhur poshtë ankesën, edhe pse blerësi pretendon se gjatë procesit së tërheqjes së aksioneve nga ana e Bordit të AKP-së, i janë bërë një varg shkeljesh.

Në janar të këtij viti ish-blerësi i MIM Goleshit, Hysni Zogaj, kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese kthimin e aksioneve të MIM Goleshit, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Ish-blerësi kishte pretenduar se gjatë procesit të tërheqjes së aksioneve nga ana e Bordit të AKP-së, i janë bërë një varg shkeljesh.

Blerësi ka paraqitur faktet edhe tek Kushtetuesja se Bordi i AKP-së, në shtator të vitit 2014, disa muaj para se t’i skadojë afati i përmbushjes së zotimeve ka marrë vendim që kjo minierë e privatizuar me metodën e spin –off special të kthehet nën menaxhim të AKP-së.

Blerësi, Hysni Zogaj, po ashtu në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e bordit të AKP-së, pasi sipas tij vlera e investimeve është tejkaluar. Blerësi po ashtu i ka prezantuar faktet Gjykatës Kushtetuese se vendimi i Bordit të AKP-së është marrë në ditën e diele, në ditën e fundit të mandatit të ish anëtarëve të bordit të KP-së.

Por vendimi i Bordit të AKP-së për tërheqje të aksioneve është vlerësuar i drejtë edhe nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila kishte refuzuar ankesën e ish blerësit.

Zogaj e ka akuzuar AKP-në se e ka furnizuar edhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme me informata të gabuara. Ku sipas tij, për këtë ka edhe fakte.

“Në raportin e vitit 2013, AKP i ka raportuar në Kuvend të dhënat se në Minierën e Goleshit janë investuar mbi 13 milionë euro, ndërsa në vitin 2014 raportuan se janë investuar 300 mijë euro”, kishte thënë Zogaj. Por sipas tij, kjo nuk është e tëra, pasi të dhënave që AKP-ja i ka dhënë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për numrin e të punësuarve thuhet se blerësi i ka punësuar 1 mijë e 800 punëtorë, e që sipas kontratës është dashur të punësoj 14 mijë e 400 punëtorë. Ku sipas deklarimeve të Zogajt, asnjë nga këto të dhëna nuk janë të sakta, pasi sipas tij në bazë të kontratës duhet të punësohen 355 punëtorë.

Ku sipas deklaratave të Zogajt, vlera e investimeve, sipas Zogajt, nga 16 milionë sa ka qenë e paraparë me kontratë, ai ka investuar mbi 22 milionë euro.
Arbëria
Kushtetuesja hedhë poshtë ankesën e ish- blerësit të MIM Goleshit

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...