Nehat Thaçi pritet si hero në Mitrovicë

7 Nëntor 2016 - 13:16      

Shumë pjesëtarë të policisë në Mitrovicë nuk kanë arritur t’ia shtrëngojnë dorën drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili sot pak minuta para orës 8:00 ka arritur në vendin e tij të punës.

Strukturat më të larta policore të kësaj drejtorie kishin dal në pritje të drejtorit të tyre, për t’i uruar mirëseardhje dhe suksese të mëtejme në punën e tij.

“Ndjehemi krenarë me ty drejtor, të lumtë për qëndrimin dhe gjithçka tjetër”, thotë mes tjerash njëri prej udhëheqësve të policisë, pasi e puth në të dyja faqet Thaçin, i cili u lirua më 1 nëntor nga paraburgimi në Serbi.

Nënkoloneli Thaçi nuk ka pranuar të deklarohet para kamerës, por gjatë bisedës me kolegët e tij, ka porositur ata që pavarësisht arrestimit të tij nga autoritetet e Serbisë, të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës të trajtohen barabartë.

Ai kërkoi nga të pranishmit punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave, në mënyrë që të arrihen suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Në anën tjetër, avokati Musa Damati, ka bërë të ditur për kp se arrestimi i Nehat Thaçit, përkatësisht nisja e procedurës penale ndaj tij, dhe vetëm një muaj më vonë mbyllja e rastit nga ana e Prokurorisë Speciale në Beograd, është indikatori më i mirë i cili tregon për regjimin e apart’heidit që ende aplikohet në Republikën e Serbisë.

Sipas tij, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të insistojnë që rastet e tilla të zgjidhen me një amnestim të përgjithshëm të të gjithë personave të cilët kanë qenë të involvuar në luftën e Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...