Nëpër burgjet e Kosovës ka kontrabandë dhe korrupsion

7 Nëntor 2016 - 13:14      

Kontrabanda dhe korrupsioni nëpër burgje të Kosovës është evidente dhe këto janë raportuar edhe në Raportin e Progresit për Kosovën.

Kështu vlerësoi përfaqësuesi i Komisionit Evropian Tomas Gnocch sot në konferencën për promovimin e Veprimit "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Kosovë”, transmeton kp.

Gnocch vlerësoi se trajtimi i të burgosurve duhet të jetë në nivel më të lartë si për nga shëndeti dhe tortura.

Drejtori Qendrës Korrektuese, Sokol Zogaj, tha se projektet e BE-së për burgjet e Kosovës ka një rëndësi të madhe.

Ai veçoi se trajtimi i të burgosurve bëhet gjithnjë duke respektuar të drejtat e njeriut. Edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku theksoi se për gjendjen shëndetësore ndaj të burgosurve, MSh ka vepruar karshi praktikave më të mira nga vendet më demokratike.

Ndërsa Behxhet Shala nga KMDLNj theksoi se nga monitorimet që kanë bërë Kosova ka një gjendje më të mirë nëpër burgje krahasuar me vendet e rajonit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...