Drini i Bardhë vërshohet nga mbeturinat [video]

7 Nëntor 2016 - 13:10      

Me vetëm 5 euro në muaj, qytetarët e fshatrave të Anadrinit do t'i hidhnin mbeturinat nëpër kontejnerë dhe do të përfundonin në deponinë e mbeturinave në Landovicë dhe jo si tani në shtratin e lumit Drini i Bardhë.

Kështu ka shkruar në facebook anëtari i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Xhafer Bytyçi, i cili ka publikuar edhe një video, ku Drini i Bardh shihet i vërshuar nga mbeturinat.

"Shëmtia dhe ndotja që po i bëjnë lumit këto mbeturina, transmeton KP, duhet të troket fuqishëm në ndërgjegjen e çdo qytetari në mënyrë që këto mbeturina të hidhen në vendin e duhur. Është shumë e nevojshme që institucionet tona lokale e qendrore të marrin hapa konkret që ta ndryshojnë këtë gjendje”, ka shkruar Bytyçi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...