7 Nëntor 2016 - 12:53
Ministri Bajrami, me këtë rast, e vlerësoi të rëndësishëm diskutimin lidhur me procesin e përshtatshmërisë së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, si një temë e cila ndërlidhet me procesin e integrimit evropian, transmeton Koha.net.
Ai me këtë rast tha se Korniza Kombëtare e Kualifikimeve paraqet një platformë të qartë të ngritjes së standardeve të arsimit profesional dhe përputhshmërinë e kësaj platforme kombëtare me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, në mënyrë që të sigurohet mobiliteti i studentëve tanë në shtetet evropiane.
“Ky proces është shumë i rëndësishëm dhe domosdorshmërisht rrit standardet e cilësisë së arsimit në Kosovë dhe do të bëjë orientimin e të rinjve tanë drejt arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës”, theksoi ministri Bajrami.
Ministri Bajrami tha se MAShT e ka mbështetur vazhdimisht procesin e referencimit të KKK-së me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, si një proces i cili do t’i mundësojë Agjencisë që të bëjë monitorimin dhe vlerësimin e jashtëm të kualitetit dhe cilësisë së kurrikulave të shkollave të mesme dhe përcaktimin e standardeve të kualifikimeve.
Thomas Noki, përfaqësues i Komisionit Evropian, theksoi se akreditimi i bartësve verifikon standardet profesionale të arsimit dhe aftësimit. Noki tshtoi se Korniza Evropiane e Kualifikimeve është referencë për të krahasuar nivelin e kualifikimeve dhe për të promovuar arsimin gjatë gjithë jetës, si dhe për të përshtatur tregun e punës me atë evropian.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe z. Arban Abrashi, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe z. Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Korniza Kombëtare e Kualifikimeve është hartuar në vitin 2011, e bazuar në kriteret e Kornizës Evropiane të Kualifikimeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...