Pagat e policëve në Shqipëri do të jenë më të lartat në rajon

7 Nëntor 2016 - 12:13      

Pagat e policisë do të rriten prej 1 marsit 2017, duke kapur nivelin e lartë të rajonit tonë, bëri të ditur kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit “Policia e Gjeneratës së Re”, transmeton TCh.

“Me buxhetin e vitit të ardhshëm duke filluar nga 1 mars 2017 pagat tuaja jo vetëm do të rriten përsëri po tanimë ato do të kapin nivelin e lartë të rajonit tonë. Duke mishëruar edhe zbatimin tonë që kemi një polici shteti ndër më të mirat në rajon dhe ndër më të mbështeturat financiarisht dhe moralisht në rajon”, tha Rama.

Kryeministri shpalosi dhe ambicien e qeverisë shqiptare, që brenda një 10-vjeçari policia shqiptare të jetë ndër më të mirat në BE. “Ambicia jonë është që në një 10-vjeçar policia jonë të jetë ndër më të mirat në BE. Ne jemi të vendosur të ecim drejt një objektivi, ashtu sikurse jemi 100% të bindur se ky objektiv është jo vetëm i mundshëm por edhe tërësisht në mundësitë tona”, vijoi Rama.
Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e quan policinë e sotme shqiptare një histori suksesi, plot mundësi për të fituar çdo sfidë.

“Policia sipas sondazheve është institucioni më i besuar në vend. Sot çdo tregues flet për një histori suksesi me plot mundësi për të fituar çdo sfidë që kemi parë. Është ulur numri i vrasjeve, vjedhjeve, është rritur lufta kundër drogës, pasuria kriminale e sekuestruar. Polici vullnetar hapësira për t’u bërë bashkë me qytetarët duke u përfshirë vet ata. Janë disa qindra brenda pak ditësh kërkesa e të rinjve dhe të rejave për të shërbyer disa orë vullnetarisht”, tha Tahiri. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...