Foto: Koha

Surroi: Paraliza politike u krijua me Marrëveshjen e Brukselit, Demarkacionit dhe me AKS-në

7 Nëntor 2016 - 11:42      

Në Forumin e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, si panelist, krahas kryeministrit të vendit Isa Mustafa dhe shefes së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ka marrë pjesë edhe shkrimtari, publicisti e politikani Veton Surroi, transmeton KTV.

Duke folur në këtë forum, Surroi ka thënë se Bashkimi Europian nuk duhet të jetë ide religjioze dhe nuk mjafton të betohemi gjithnjë se ne do të jemi në BE.

Dhe, çështja e dytë, pavarësisht çka ndodh me BE-në, ideja e Kosovës europiane duhet të zbatohet. Për ta bërë këtë shërbejnë shumë mekanizma e çështja thelbësore se si shkon, është se a mban kontinuitet me politikat dhe Kosova me këtë rast nuk ka shumë me çka të lavdërohet. Problemi esencial është se a kemi krijuar diskontinuitetin, ka konstatuar Surroi.

Diskontinuiteti nga shteti i kapur ka një indikator pozitiv për vitin e ardhshëm e ai është ndërprerja e presionit që të rriten shpenzimet. Pra, çështja e veteranëve të rrejshëm që po pretendojnë të marrin të holla është presion i madh. E kemi atë të famshmin fatzi që thoshte se s’kam konkurruar e që sot është pjesë e sistemit të kapjes së shtetit, pra pjesë e Këshillit prokurorial. Dhe zëvendësimi i deputetëve nuk është problem pasi ata janë rehatuar në borde publike dhe kjo ndodh me të dy partitë në pushtet.

Në vazhdim Surroi , ka theksuar se problemi që ka krijuar paralizë politike është marrëveshja e Brukselit Kosovë-Serbi dhe marrëveshja për demarkacion. Këto janë paraqitur pa konsensus për herë të parë. Për herë të parë është marrë kjo marrëveshje që po shikohet të imponohet. Marrëveshja e asociacionit është e dëmshme dhe antikushtetuese dhe nuk mund të implementohet as si emër madje dhe mënyra e daljes nga kjo situatë nënkupton që të ketë afat dhe të gjitha partitë duhet të përfshihen në debat me Brukselin. I vdekuri në burgun e Prizrenit është pjesë e këtij procesi. Ai nuk do duhej të ishte në burg por në debat. Ai ka vdekur në burg pasi ne nuk kemi kaluar një shtet të kapur dhe që aranzhohet nga disa persona, ka përfunduar Veton Surroi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...