7 Nëntor 2016 - 11:13
Sipas burimeve nga Autoriteti Portual i Durrësit, puna është ndërprerë në sektorin e peshkimit dhe më pas dispeçeria ka ndaluar daljen në det të peshkarexhave për arsye sigurie.
Burimet thanë se është ndaluar në det edhe lundrimi i anijeve tregtare të tonazhit të ulët dhe të mesëm.
Nga reshjet e dendura të shiut dallgët e detit kanë shkuar disa ballë.
Reshjet kanë sjellë përmbytje të mëdha në qytetin e Gjirokastrës, ku uji ka dalë në rrugët kryesore të qytetit dhe ka bllokuar trafikun.
Trafiku është paralizuar komplet në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, ku uji ka mbuluar të gjithë aksin rrugor. Mediat njoftojnë se disa automjete janë përmbytur nga uji, që është në një lartësi prej 1 metër.
Moti i keq i kësaj fillim jave ka bërë që Qarku i Kukësit të mbetet pa energji elektrike prej mesnatës.
Nga raportimet e para mësohet se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë dëmtimi i linjës së tensionit të lartë në zonën e Qafë Malit.
Megjithatë, grupe të OST-së për riparimin e avarive në rrjetin energjetik kanë zbritur në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në një kohë sa më të shkurtër.
Reshje të dendura shiu do të përfshijnë vendin tonë gjatë ditës së sotme, sipas parashikimit të sinoptikanëve.
Si pasojë e përkeqësimit të motit Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...