Foto: Koha

Përfunduan hetimet mbi dyshimet për korrupsion në EULEX

7 Nëntor 2016 - 11:00      

Sot, më 7 nëntor 2016, PSRK-ja dorëzoi në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktvendimin për pushimin e hetimeve në PSRK për rastin me numër PPS 24/2015, njofton kumtesa nga EULEX, transmeton Koha.net. Dorëzimi, si ç thotë kumtesa, u bë pas hetimeve të gjata, të thukëta, dhe të paanshme të kryera nga një ekip prokurorial i përbërë prej një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it dhe një prokurori vendor në PSRK.

Hetimet penale kishin të bënin me tre të pandehur të dyshuar për kryerjen e veprës penale dhënie e ryshfetit dhe një të pandehur i dyshuar për kryerjen e veprës penale marrje e ryshfetit, transmeton Koha.net.

Ky rast u bë i njohur për publikun në tetor 2014, pas një sërë artikujsh në shtyp për pretendime të korrupsionit brenda Misionit EULEX.

Provat që janë mbledhur gjatë hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it Francesco FLORIT nuk ka kërkuar e as pranuar asnjë lloj ryshfeti, e as nuk ka marrë premtim për ryshfet nga të pandehurit në rastet “Shpërthimi në Bill Clinton” dhe “Baftiu – Vrasja e trefishtë”, nga familjet, apo avokatët e tyre.

Në kuadër të këtyre hetimeve penale nuk janë shqyrtuar bazat meritore të asnjë aktgjykimi të nxjerrë prej trupave të ndryshëm gjykues për rastet “Shpërthimi në Bill” dhe “Baftiu – Vrasja e trefishtë”. Këto hetime penale janë përqendruar vetëm në pretendimet për korrupsion. Provat dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Përkundrazi, provat kanë ngritur dyshime se Flurim ASANI ka bërë kallëzime penale të rreme dhe pastaj ka dhënë informata të rreme për vepër penale. Këto dyshime tani janë raportuar tek Prokuroria Themelore e Prishtinës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...