Foto: Ilustrim

Avioni Vjenë – Prishtinë aterron dhunshëm në Beograd, udhëtarët nuk lejohen të dalin nga aeroporti

7 Nëntor 2016 - 10:54      

Një prishje motori në avionin e linjës Vjenë – Prishtinë i kompanisë ajrore Austrian Airlines, ka detyruar ekuipazhin mbrëmë të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, transmeton Koha.net.

Gjatë fluturimit dhe deri në aterrim, në avion udhëtarët kanë qenë shumë të frikësuar pasi në brendi të avionit dëgjoheshin shumë krisma por edhe britma të udhëtarëve.

Odiseada e udhëtarëve nuk përfundoi as pas aterrimit të avionit.

Autoritetet ajrore serbe nuk lejuan largimin e udhëtarëve me pasaporta nga Kosova që të dilnin nga aeroporti për të gjetur alternativa të tjera udhëtimi. Janë lejuar të dalin vetëm ata që kanë qenë të pajisur me letërnjoftime të Kosovës, ka njoftuar një udhëtar që komunikoi me Koha.net.

Kjo dëshmon se autoritete serbe edhe në rrethana tragjike nuk respektojnë dhe nuk lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, në këtë rast të Kosovës.

Udhëtarët ende po mbahen aty dhe nuk dihet si do të vijnë në Prishtinë.

Po flitet që udhëtarët me një avion të kompanisë Turkish Airlines të shkojnë në Stamboll dhe prej andej pastaj për në Prishtinë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...