Kryeprokurori i Speciales sot e deri më 11 nëntor në Prishtinë e Beograd

7 Nëntor 2016 - 10:00      

Hagë, 7 nëntor – Prokurori special për krimet e UÇK-së në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, David Schwendiman, do të qëndrojë në Prishtinë e Beograd nga sot e deri më 11 nëntor, bëhet e ditur nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Njoftimi thekson se në këtë mënyrë ai konfirmon vendosmërinë për të realizuar mandatin, por pa hyrë në hollësitë e hetimeve, transmeton Koha.net.

Bëhet e ditur po ashtu se Schwendiman gjatë kësaj vizite do të prezantohet se kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të sapoformuar, dhe se do të theksojë vendosmërinë për të çuar deri në fund mandatin e tij në mënyrë energjike dhe të pavarur si dhe të konfirmojë përkushtimin e tij dhe të bashkëbiseduesve në zbatimin e këtij procesi, thuhet në kumtesën për medie të Prokurorisë Speciale.

“Ai nuk do të hyjë në hollësi rreth përmbajtjes së vetë hetimit”, shton kumtesa.

Në Prishtinë kryeprokurori special Schwendiman do të takohet me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, me kryeprokurorin e Shtetit si dhe me përfaqësuesit e EULEX-it dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Edhe në Beograd kryeprokurori Schwendiman do të takojë zyrtarë të Qeverisë serbe, përfaqësues të Prokurorisë së këtij vendi për krime lufte si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, thekson komunikata. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...