Ministri Hyseni po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it

7 Nëntor 2016 - 09:03      

Prishtinë, 7nëntor - Me ftesë të drejtorit ekzekutiv të INTERPOL-it, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, ka udhëtuar në Indonezi, në krye të një delegacioni, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85-të të INTERPOL-it, e cila do t’i zhvillojë punime nga data 7 deri më 10 nëntor.

Në këtë asamble, mes tjerash, pritet të diskutohet edhe për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë, transmeton Koha.net.

Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim dhe varësisht nga rrjedha e diskutimeve për kriteret e anëtarësimit do të procedohet edhe shqyrtimi i aplikacionit të Republikës së Kosovës për anëtarësim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...