Rama kujton në mënyrë të veçantë kontributin e diasporës shqiptare në Rumani

6 Nëntor 2016 - 23:48      

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale vlerëson përkushtimin e diasporës shqiptare të Rumanisë ndaj çështjes kombëtare, gjatë Rilindjes dhe periudhës së pavarësisë. Ky vlerësim i kryeministrit shoqërohet me publikimin e një fotoje të kohës nga shqiptarët e Bukureshtit.

“Nuk është e paudhë të thuhet se Diaspora e Shqiptarëve të Rumanisë është ndoshta, më e sojmja dhe më e përkushtuara ndaj çështjes kombëtare gjatë Rilindjes dhe viteve të para të Pavarësisë”, shkruan Rama.

“Kjo fotografi e martesës së Akil Eftimit, shkrepur nga Vani Burda në Bukuresht, në janar 1911 nuk postohet sot pse është e diel, domethënë ditë dasmash. Por sepse ajo paraqet një pjesë të elitës së kësaj diaspore, e cila më 5 nëntor 1912, priti Ismail Qemal Vlorën dhe Luigj Gurakuqin, duke u dhënë një energji vendimtare rrugëtimit të Nëntorit të dytë, me destinacion tri javë më vonë Vlorën e pavdekshme”, citohet postimi i kryeministrit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...