Nuk sqarohet vdekja misterioze e Astrit Deharit

7 Nëntor 2016 - 07:17      

Misteri lidhur me mënyrën e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që po mbahej në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nuk është sqaruar as të dielën.

Përderisa në ditën e parë të ngjarjes tragjike kishte deklarata nga zyrtarët që e patën përmendur si mundësi dyshimin për përdorimin e medikamenteve nga i ndjeri, në ditën e dytë të hetimit të rastit asnjë nga institucionet nuk i kanë përmendur ilaçet, por as ndonjë pistë tjetër të mundshme hetimi, megjithëse tashmë është konfirmuar se i ndjeri Astrit Dehari ka pasur gërvishtje në të dy duart dhe në anën e djathtë të qafës, duke e thelluar edhe më shumë misterin rreth këtij rasti, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe përpjekjet e gazetës që bazuar në informata të konfirmuara të bëjë rikonstruktimin e orëve të fundit të jetës së Deharit kanë qenë të pasuksesshme, për shkak se autoritetet nuk kanë ofruar përgjigje në shumë dilema që kanë të bëjnë me vdekjen e aktivistit opozitar.

Kështu, autoritetet nuk kanë treguar nëse Dehari ka qenë i vetëm në dhomën e burgut para se të ndodhte rasti dhe kur është gjetur. Nuk kanë treguar as nëse ka pasur ndonjë sjellje të pazakontë, si e ka kaluar ditën kritike deri në momentin e vdekjes. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...