
7 Nëntor 2016 - 06:59
Sipas kryeministrit Isa Mustafa, rreth 51 për qind e buxhetit do të shkojë për projekte kapitale, shkruan sot Koha Ditore.
Në draftbuxhet për vitin 2017 parashihen që për projekte kapitale të financuara nga niveli qendror të shpenzohen 491.276.829 euro. Nga kjo shumë për projekte kapitale që janë kontraktuar apo iniciuar viteve të kaluara do të shpenzohen 429.871.046 euro.
Në projektbuxhet janë futur 15 projekte, të cilat kapin vlerën mbi 1 miliard euro, por që për realizimin e tyre janë planifikuar vetëm 105 milionë euro nga klauzola e investimeve, madje këto mjete do të merren hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga institucione tjera financiare, brenda dhe jashtë vendit. (Artikullin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...