Rama e Vuçiq u takuan edhe në Riga, folën për Shqipërinë e Serbinë

6 Nëntor 2016 - 21:57      

Kryeministri serb Aleksader Vuçiq sot ka mbajtur takime me homologë rajonal, ndër ta edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Sipas fjalëve që Vuçiq u ka thënë gazetarëve që janë transmetuar në mediet serbe, kryeministri serb ka biseduar me Ramën për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë, duke dëshiruar vazhdimin e zgjerimit të Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

“Kemi biseduar në atë se si kemi gjetur interesat tona, se çfarë duhet të bëjmë që të përmirësojmë marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shqipërisë, e serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Vuçiq për takimin e mëngjesit me Ramën.

Ky takim u mbajt gjatë Samitit të Kinës me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...