6 Nëntor 2016 - 21:26
E kjo edhe për shkakun që ndërtesa është mjaft e vjetër, raporton KTV.
Ankesa më e madhe e studentëve mbetet për tualetet që janë si mos më keq, e shpeshherë edhe jashtë funksionit. Fajin ia hedhin menaxhmentit që nuk po bën asgjë për t’i rregulluar këto probleme.
Por studentët thonë se në disa raste faji është edhe i tyre, pasi nuk kujdesen edhe vet për mirëmbajtjen e ambientit ku ata mësojnë.
E sekretari i Fakultetit Juridik, Miftar Shala, thotë se pothuajse për çdo vit po bëhen renovime të ndryshme, sidomos në tualete, por studentët nuk kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit.
Shala thotë se është shumë i kënaqur me punën që bëjnë punëtorët e kompanisë që merret me pastrimin e objektit, por meqë numri i studentëve është shumë i madh, nganjëherë mund të ketë edhe papastërti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...