Policia detyron më shumë se 100 makina për kontroll teknike [video]

6 Nëntor 2016 - 19:20      

Ky veprim i policisë është realizuar në kuadër të planit operativ të emëruar “Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm i automjeteve”.

Por pavarësisht që e mbështesin këtë iniciativë të Policisë, njohës të komunikacionit e kritikojnë qeverinë, duke thënë që ajo duhet t’i ndryshojë të gjitha politikat për sa i përket importit të automjeteve të vjetra.

Sipas Dedajt, rreth 80 për qind të automjeteve në Kosovë janë të vjetra.

E nga Instituti Gap thonë se fajtorë për këtë i bënë qendrat e kontrolleve teknike, pasi sipas tij, lëshojnë certifikata edhe për ato vetura, të cilat nuk i plotësojnë standardet e kërkuara.

Por në një qendër të kontrolleve teknike thonë se nëse kontrolli rezulton negativ atëherë vozitësi ka afat 15 ditë për t’i rregulluar defektet, përndryshe nuk mund të certifikohet.

Gjatë muajit tetor, vetëm në Gjilan, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsejtë 84 gjoba për ato automjete që kanë rezultuar teknikisht jo në rregull.


Policia detyron më shumë se 100 makina për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...